Gjatë dy viteve, studiuesit studiuan 800 punonjës që punonin në zyrë dhe jo në shtëpi. Ndryshe nga studimet e tjera që shqyrtojnë produktivitetin e punëtorëve, ky nuk u mbështet në vetëvlerësimin ose reagimet nga shefat. Në vend të kësaj, studiuesit gjurmuan metrikat e përdorimit të kompjuterit si shpejtësia e shtypjes, aktiviteti i miut dhe gabimet e shtypjes. Shumica e gabimeve të shtypjes vërehen pasdite. Në mënyrë të veçantë, ka një rënie të aktivitetit kompjuterik dhe një rritje të gabimeve shtypi pasditeve të së premtes.
“Zbulimi ynë është në përputhje me kërkime të ngjashme që zbuluan se numri i detyrave që punonjësit kryejnë bie të enjten dhe të premten”, tha për ScienceDaily.com Taehyun Roh, bashkëautor i studimit dhe asistent profesor në departamentin e epidemiologjisë në Universitetin A&M të Teksasit.
Autorët e studimit vënë në dukje se ky hulumtim shton numrin në rritje të provave që vendet e punës duhet të lejojnë fleksibilitet më të madh. Shumica e punëtorëve, tregojnë sondazhet, do ta mirëprisnin këtë ndryshim. 61 për qind e punonjësve thanë se do të donin të punonin katër ditë në javë, sipas një sondazhi të Monster. “Ora fleksibël e punës, puna hibride ose java e punës katër-ditore mund të ndihmojnë në zbutjen e efekteve negative të javëve të gjata të punës dhe promovojnë mirëqenien dhe produktivitetin më të mirë të punonjësve”, thanë autorët e studimit.