A e keni menduar ndonjëherë, furça e dhëmbëve duhet lagur para se të vendosni pastën apo pas? Ka nga ata që gjithmonë e lagin furçën para se të aplikojnë pastën e dhëmbëve, në mënyrë që ta bëjnë atë që ngjisë mbi furçë.
Nga ana tjetër janë ata që lagin furçën e tyre të dhëmbëve pasi shtrydhin pastën, për t’u siguruar që kjo e fundit të shkumojë. Pastaj ka nga ata njerëz që preferojnë t’i bëjnë të dyja dhe ka nga ata të çuditshmit që nuk bëjnë asnjërën prej tyre.
Megjithatë, e përditshmja britanike Metro ka publikuar disa përgjigje ekspertësh. “Nuk ka prova konkrete për të sugjeruar nëse duhet të laget furçat e dhëmbëve ose jo”, tha një stomatolog.
Dentistët në përgjithësi thonë se nuk është aspak e rëndësishme nëse e lagni furçën e dhëmbëve ose jo, për sa kohë po i lani dhëmbët në mënyrë korrekte.