Kryteari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e ka paralajmëruar ambasadorin slloven, Dojan Bertoncelj për organizimin e protestave të cilat kanë synimin ta ndalinThaçin nga vazhdimi i fazës finale të dialogut.Sipas Kurtit, edhe ambasadori ka shprehur shqetësime për mënyrën si po shkon dialogu.
“Ky format autoritar i dialogut është i padrejtë, i rrezikshëm dhe, si i tillë, i papranueshëm. Duke qenë se institucionet injorohen dhe Kuvendi bojkotohet, protestat qytetare janë bërë të domosdoshme për të mbrojtur sovranitetin e Republikës së Kosovës kundrejt pazareve të autokratëve Thaçi dhe Vuçiq”, thuhet në njoftimin e VV-së.
Njoftimi i plotë:
Nga takimi me Ambasadorin e Sllovenisë
Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, Albin Kurti, i shoqëruar nga Nënkryetarja Fatmire Mulhaxha-Kollçaku dhe zyrtarja nga sekretariati për marrëdhënie me jashtë, Diona Budima, pritën sot në takim ambasadorin e Sllovenisë në Kosovë, z. Bojan Bertoncelj.
Gjatë takimit u diskutua mbi zhvillimet aktuale politike në Kosovë, me ç’rast ambasadori slloven u interesua edhe për qëndrimin e Lëvizjes VETËVENDOSJE! ndaj dialogut Kosovë-Serbi.
Kryetari Kurti, mes të tjerash, shprehu shqetësimin e tij të thellë ndaj dialogut pa parime që po zhvillon presidenti Thaçi, i cili, pa mandat dhe pa strategji transparente, diskuton për korigjim kufijsh e kompromise të dhimbshme. Ky format autoritar i dialogut është i padrejtë, i rrezikshëm dhe, si i tillë, i papranueshëm. Duke qenë se institucionet injorohen dhe Kuvendi bojkotohet, protestat qytetare janë bërë të domosdoshme për të mbrojtur sovranitetin e Republikës së Kosovës kundrejt pazareve të autokratëve Thaçi dhe Vuçiq.
Në fund të takimit, të dy palët theksuan rëndësinë e marrëdhënieve të mira bilaterale mes Kosovës e Sllovenisë, si dhe ranë dakord për komunikim e bashkëpunim të vazhdueshëm.