Kumanovë, 7 prill – Në mbështetje të kandidaturës së profesor Blerim Rekaës, për President të Republikës së Maqedonisë së Veriut, në tubimin e elektoral në qytetin e Kumanovës ishte prezent edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti, raporton gazeta KOHA nga Kumanova.
Kurti, në fjalën e tij të rastit, midis tjerash tha se profesor Reka ka qenë edhe këshilltarë për marrdhënje ndërkombëtare i zyrës së UÇK-së që udhëhiqeje nga Adem Demaçi, dhe se shqiptarët duhet ta votojnë atë sepse nuk është i korruptuar,dhe se sipas Kurtit, Reka as nuk korruptohet.
“Blerimi nuk është i korruptuar, dhe nuk korruptohet. Kjo është shumë mirë. Por, Blerimi duhet ta votoni edhe për atë që ai është, jo vetëm për atë që ai nuk është. Ju e njihni mirë, Blerimin, shkupjan, profesor e diplomat, itelektual e publicist. Edhe unë e njoh mirë. Por, unë e njoh edhe më mirë si këshilltarë për marrdhënje ndërkombëtare i Adem Demaçit në zyrën e tij të UÇK-së në vitin 1990 dhe 1999. Gjithë e dijmë se sipas regjistrimit zyrtar të popullësisë në Maqedoninë e Veriut, shqiptarët përbëjnë mbi çerekun e popullsisë, ndërsa numri i tyre realisht sillet si një e treta e popullsisë. Numri i të punësuarve shqiptar në ndërmarrjet publike dhe administratën shtetërore është rregullisht i lartë, ndërsa për pozitat udhëheqëse ai bëhet po thuaj se i papërfillshëm”, tha Kurti, në fjalën e tij, përcjell gazeta KOHA.
Ai potencoi se, sikur të mos kishin shqiptarët një kandidatë të tyre në këto zgjedhje kjo do të ishte mungesë e vetërespektit, kurse kur nuk e respekton vehten, të tjerët aq më pak do të respektojnë.
“Mirëpo shyqir e kemi profesor Blerimin, kysmet president. E dijmë se shifra 20 % është shprehja më e shpeshtë në tekstin e Marrëveshjes së Ohrit, mirëpo nga pushtetet e mëhershme e posaçërisht nga ai i Gruevskit kjo merrej si shtysë për ti zbritur shqiptarët kudo nën 20 %, e jo për t’ua arritur atyre të drejtat.
“Edhe shtetrrethimi i Kumanovës nga pushteti i Gruevskit para katër vjetve, synonte që ti nënshtronte edhe shqiptarët që luftuan më së shumti në vitin 2001, pra shqiptarët e Kumanovës, dhe të mbjellte frikë që shqiptarët të ikin nga Kumanova dhe të bijen nën 20 %”, theksoi Kurti para kumanovarëve. (koha.mk)