Bruksel, 3 korrik – Pas bisedimeve treditëshe të cilat në momente të caktuara ishin të tendosura, shefa e shteteve ose qeverive të vendeve anëtare të BE-së, mbrëmë i zgjodhën të parët e rinj të institucioneve udhëheqëse të Bashkimit.
Ndonëse para Samitit nuk ishte përmendur si kandidate e mundshme për ndonjërin prej institucioneve udhëheqëse evropiane, ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursulla fon der Lajen në fund ishte zgjedhur kryetare e re i Komisionit Evropian. Kryeministri belg Sharl Mishel do të jetë kryetari i ri i Këshillit Evropian, ndërsa shefi i diplomacisë spanjolle Zhosep Borell do të marrë postin e përfaqësuesit të lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri.
Bartësit e posteve të reja udhëheqëse në BE, në përputhje me rregullat, tani duhet t’i aprovojë Parlamenti Evropian.
Nëse Parlamenti Evropian e aprovon nominimin e saj, Fon der Lajen do të jetë gruaja e parë në krye të Komisionit Evropian dhe do të jetë përgjegjëse për propozimin dhe zbatimin e ligjeve në Bashkimin dhe për realizimin e marrëveshjeve tregtare.
Fon der Lajen është i lindur në Bruksel në tetor të vitit 1958, por kur ka qenë 13 vjeç me familjen është shpërngulur në Gjermani. Ajo është vajza e politikanit Ernst Albreht. Ka studiuar ekonominë në Shkollën londineze të ekonomisë, si dhe mjekësinë në Universitetin e Hanoverit.
Që nga viti 1990 është anëtare e Unionit Kristian Demokratik (CDU) të kancelares gjermane Angela Merkel dhe vlen si njëra prej bashkëpunëtorëve më të afërta të saj. Prej vitit 2003 deri në vitin 2005 është ministre e politikës sociale, grave, familje dhe shëndetësi të krahinës federale Saksonia e Poshtme, pas çka kalon në politikën federale me zgjedhjen për ministre të familjes, banorëve dhe të rinjve. Në këtë post qëndron deri në vitin 2009, kur është zgjedhur ministre gjermane e Punës dhe Politikës Sociale, pas çka nga dhjetori i vitit 2013 e merr përsipër udhëheqjen e Ministrisë së Mbrojtjes së Gjermanisë. Nga nëntori i vitit 2010 është edhe nënkryetare e CDU-së.
Karriera e saj ishte errësuar pasi që në vitin 2015 u akuzua se ka përshkruar pjesën më të madhe të doktoratës së saj. Pas hetimit të zhvilluar nga Universiteti në Hanover u përcaktua se doktorata e saj nga gjinekologjia “përmban gabime”, por iu lejua që ta mbajë titullin e doktorit.
Fond der Lajen vlen si ithtarë e integrimit më të fuqishëm të BE-së dhe angazhohet për bashkëpunim më të ngushtë ushtarak mes anëtareve të Bashkimit. Ajo ishte njëra prej mbështetësve më të mëdhenj të politikës së Merkelit për dyer të hapura për emigrantët.
Ajo është e martuar me profesorit e mjekësisë Hajko fon dej Lajen dhe kanë katër fëmijë. Flet gjuhën gjermane, franceze dhe angleze.
Njeriu i parë i Këshillit Evropian, Sharl Mishel, është i lindur në vitin 1975. Ai është djali i ish-deputetit evropian Luj Mishel. Ka studiuar në Universitetin e Lirë në Bruksel (ULB) dhe në Universitetin në Amstredam, ku ka diplomuar në vitin 1998, pas çka ka punuar si avokat.Në politikë përfshihet në moshën 16 vjeçe, kur anëtarësohet në rininë e Lëvizjes Liberale Reformiste. Në moshën 18 vjeçe është zgjedhur anëtar i Këshillit lokal të Brabantit, ndërsa në vitin 1999 edhe deputet në Parlamentin belg. Vitin e radhës bëhet ministër i Brendshëm i rajonit belg Valoni, ndërda në vitin 2006 është zgjedhur kryebashkiak i Vavrit.
Në Qeverinë federale hyn në vitin 2007, si ministër i bashkëpunimit zhvillimor, ndërsa pas braktisjes së këtij posti në vitin 2011 është zgjedhur lider i Lëvizjes Reformiste. Nga tetori i vitit 2014 është kryeministër i Belgjikës, kur ishte 34 vjeç.
Është i martuar dhe ka tre fëmijë. Flet gjuhën franceze, holandeze dhe angleze.
Përfaqësuesi i ri i i lartë i Politikës së Jashtme dhe Sigurisë Zhosep Borel është i lindur në vitin 1947 në rajonin spanjoll të Katalonisë. Në vitin 1996 u diplomua në aeronautikë në Universitetin Teknik në Madrid, ndërsa paralelisht ka studiuar edhe ekonominë.(koha.mk)