Shkup, 27 mars – Nëse lejojnë kushtet e tokës, bujqit mund të fillojnë apo të vazhdojnë me aktivitetet në fushë, thonë agrometeorologët.
Moti është i volitshëm për krasitje të hardhive dhe frutave, për mënjanim të degëve të vjetra, të dobëta, të pazhvilluara dhe të sëmura, por edhe për mbjellje të hardhive të reja. “Nëse kushtet e tokës lejojnë, bujqit mund të vazhdojnë me mbjelljen e hardhive të reja në vendet e zbrazëta, me ushqyerjen e kulturave vjeshtore, me përgatitje të tokës për mbjellje të kulturave të hershme pranverore, si dhe me mbjellje të disa kulturave të hershme të kopshtarisë”, thonë agrometeorologët. Ata, megjithatë, përkujtojnë se, sipas parashikimit, prej fillimit të javës, pritet ndryshim më i konsiderueshëm i motit me vranësira të shtuara, reshje të shiut, erë të përforcuar dhe rënie të temperaturave.