KOHAKOHAKOHA
  • Ballina
  • Aktuale
  • Rajon
  • Globi
  • Forum
  • Kulturë
  • Speciale
    • Të gjitha
    • Tech
    • Dossier
    • Studime
    • Fotogaleri
    • Kuriozitete
    • Reportazh
    • Infrared
  • Sport
  • Video
    • VIDEO KOHA
  • Ndryshe me …
  • ANKETA-INFO
    • INFOGRAFIKA
    • ANKETA-KOHA
Reading: Kushtetuta shkakton tollovi te partitë maqedonase!  
Share
Font ResizerAa
KOHAKOHA
Font ResizerAa
  • Ballina
  • Aktuale
  • Rajon
  • Globi
  • Forum
  • Kulturë
  • Speciale
  • Sport
  • Video
  • Ndryshe me …
  • ANKETA-INFO
  • Ballina
  • Aktuale
  • Rajon
  • Globi
  • Forum
  • Kulturë
  • Speciale
    • Të gjitha
    • Tech
    • Dossier
    • Studime
    • Fotogaleri
    • Kuriozitete
    • Reportazh
    • Infrared
  • Sport
  • Video
    • VIDEO KOHA
  • Ndryshe me …
  • ANKETA-INFO
    • INFOGRAFIKA
    • ANKETA-KOHA
Aktuale

Kushtetuta shkakton tollovi te partitë maqedonase!  

22.09.2023
Share
SHARE

Krahas diskursit fyes me akuza, dy partitë më të mëdha politike po përballen njëkohësisht me trazira brendapartiake lidhur me debatin për ndryshimet kushtetuese. Kjo për momentin është më e theksuar në partinë më të madhe opozitare, ku ish-kryetari Gruevski dhe kryetari aktual i VMRO-DPMNE-së Mickoski, kanë hyrë në konflikt

Xhenur ISENI

Shkup, 22 shtator – Akuzat ndërpartiake për pazaret politike me ndryshimet në Kodin Penal dhe Ligjin për Amnistinë të propozuar dhe më pas të tërhequr, të cilat lidhen me sigurimin e shumicës së dy të tretave për miratimin e ndryshimeve kushtetuese dhe futjen e bullgarëve në Kushtetutë, janë shndërruar edhe në konflikte brendapartiake. Sipas analistëve politikë, për këtë ka disa faktorë, edhe pse në përgjithësi arsyet ndryshojnë nga partia në parti.

Advertisements

Ish-kryetari i VMRO-DPMNE-së, i cili është në arrati, Nikolla Gruevski dhe kryetari aktual, Hristijan Mickoski, në një “përplasje” të ndërsjellë në Facebook dëshmuan se kush dhe si i negocioi ndryshimet kushtetuese. Konflikti nisi pasi Mickoski, në një intervistë për gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAC), akuzoi Gruevskin për komunikim të fshehtë me qeverinë për të shtyrë ndryshimet kushtetuese në Parlament.

Deklaratës së Mickoskit i ka paraprirë pretendimi i liderit të BDI-së, Ali Ahmeti, se në dhjetëra takime të fshehta me Gruevskin dhe ish-liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, janë rënë dakord për ndryshime në Kodin Penal. Por për herë të parë Zaev u tërhoq nga këto ndryshime, ndërsa Hristijan Mickoski tani është tërhequr. Ky pretendim është mohuar nga të dy ish-kryetarët e partive.

 

MË SHUMË DËM PËR LSDM-në SESA PËR VMRO-në

Për analistin politik Petar Arsovski ka disa arsye për gjendjen aktuale të partive politike. “Një nga faktorët është një moto e njohur ballkanike që kryetarët e vjetër nuk largohen kurrë nga partitë. Kemi politikanë në Ballkan që kanë dekada që ndikojnë në rrjedhën e partive, pavarësisht nëse janë aktual, të nderit apo të kaluar. Është një faktor që ndikon në ndërrimin e gjeneratave të partive. E dyta është kriza afatgjatë ekonomike dhe politike, por edhe një krizë e matricës së vlerave që krijon përçarje si në parti si ideologji ashtu edhe brenda strukturave të tyre të brendshme. E treta është ndarja e shoqërisë maqedonase për vazhdimin e rrugës së BE-së apo heqjen dorë prej saj, e cila tani është në zenitin e ndryshimeve kushtetuese”, thotë Arsovski.

Sipas tij, nëse flasim individualisht për partitë në atë që ai e quan “moment konkret për shtetin”, ai mendon se ndoshta në LSDM bëhet fjalë për “lodhje të materialit”, ndërsa në VMRO-DPMNE është dallim i ideologjive. Por, Arsovski mendon se do të ketë probleme mes deputetëve të LSDM-së, nëse vërtetohet informacioni i Ahmetit se ish-lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, ka qenë në një tryezë të përbashkët për ndryshimin e Kodit Penal. “Efekti bumerang ndaj LSDM-së është i pamohueshëm nëse del se ky informacion është i saktë. Sepse LSDM-ja kishte mandat të vështirë, është Marrëveshja e Prespës, vetoja franceze, kriza energjetike… E vetmja politikë autoktone që mund të zbatonin dhe nuk vareshin nga faktorë të jashtëm ishte sundimi i ligjit. Dhe nëse kjo u prish, do të kenë problem. Problemet që do t’i ndodhin anëtarëve dhe simpatizantëve të LSDM-së janë të pakrahasueshme me ato që do të ndodhin në VMRO-DPMNE nëse grindja mes Gruevskit dhe Mickoskit përshkallëzohet. LSDM-ja do ta dëmtojë imazhin e saj dhe VMRO-ja do të gjendet në krizë ekzistenciale”, shprehet Arsovski.

 

MICKOSKI NË POZITË MË TË MIRË

Analisti politik Sefer Selimi, nga ana tjetër, për gjendjen në të cilën ndodhen tri partitë më të mëdha në këtë moment thotë se “edhe kur gjithçka duket e qetë, brenda ka grupe të ndryshme që presin momente të caktuara për të marrë ndonjëherë udhëheqjen e partisë ose të bëheni më të fuqishëm”. “Momente të tilla në të cilat ndodhet shteti janë një mundësi e madhe për një turbullirë të tillë brenda radhëve të subjekteve, me të cilat ata do të mund të nxjerrin justifikime se pse do të bëhej një përçarje e tillë brenda tyre. Momente të tilla janë ideale për zhvillime brenda partisë”, thotë Selimi.

Lidhur me akuzat mes Gruevskit e Mickoskit, ai thotë se ky është momenti ideal që Mickoski t’i mbështesë ndryshimet kushtetuese dhe të ruajë ulësen në VMRO-DPMNE. “Ky do të ishte një arsyetim i mirë për Mickoskin që një pjesë e partisë të mbështesë ndryshimet kushtetuese, ndërsa ai mbetet në pretendimin se nuk i ka përkrahur ndryshimet kushtetuese. Mickoski dhe elita politike deri para dy ditësh nuk janë shkëputur asnjëherë nga veprimet e Nikolla Gruevskit. Arsyetimi se ish-kryetari Gruevski do ta arrijë këtë do t’i japë atij një zgjedhje të mirë për të mbetur kryetar i partisë. Kjo është një zgjidhje dalëse për vetë Mickoskin në gjithë situatën kur e dimë se ndryshimet kushtetuese janë vendimtare dhe vendi nuk do të ecë përpara dhe mund të shkojë vetëm në një krizë të re politike”, vlerëson Selimi.

Ndërkohë vijojnë me intensitet të pashuar deklaratat e politikanëve se kush me kë ka bërë “marrëveshje” për një falje të mundshme përmes ndryshimeve në Kodin Penal, të miratuar dy javë më parë. Të dyja “amnistitë” – si me ndryshimet e miratuara në Kodin Penal, ashtu edhe me ligjin për amnisti, i cili tashmë është tërhequr për rishqyrtim, po ndodhin në kohën kur deputetët pritet të votojnë ndryshimet kushtetuese, të cilat ndër të tjera gjërat, do të përfshijë bullgarët në Kushtetutë. Kjo, nga ana tjetër, është një kërkesë që vendi ka pranuar ta përmbushë, nëse dëshiron të vazhdojë integrimin në Bashkimin Evropian. (koha.mk)

Xh.I 22.09.2023 22.09.2023
Share This Article
Twitter Email Copy Link Print
Previous Article Napoli konfirmon lëndimin muskulor të Amir Rrahmanit
Next Article Neymar insiston në shkarkimin e Jesus

Përzgjedhja e redaktorit

TREGUES I VARFËRISË: Shpenzime rekord për ushqime, më të shtrenjtët në rajon dhe Evropë (TABELA)

Shpenzimi i një pjese të konsiderueshme të buxhetit lë më pak hapësirë për aktivitete të tjera. Për shembull, për argëtim…

Serbët në Kosovë, Bosnje e Mal të Zi armatosen përmes Kishës Ortodokse Serbe

Ish-politikani serb, Nenad Çanak, ka ngritur alarmin për rrezik në Ballkan, duke përmendur armatosjen e grupeve serbe përmes Kishës Ortodokse…

THORACENTEZA: Nxjerrja e lëngut nga mushkëria: Çfarë duhet të dini?

Thoracenteza është një procedurë minimalisht invazive që përfshin futjen e një gjilpëre në hapësirën pleurale rreth mushkërive. Qëllimi është të…

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Aktuale

Me punësime partiake nis fushata parazgjedhore!

Politologu Viktor Jakimovski, për gazetën KOHA, ka deklaruar se nuk është sekret që me afrimin e procesit zgjedhor rriten punësimet…

Aktuale

Shteti injoron kërkesat e zjarrfikësve të Tetovës

Kryesisht edhe në këtë aspekt njësia kundër zjarrit është furnizuar me donacione sidomos nga mërgimtarët tanë që jetojnë në vendet…

Aktuale

QENDRA E EDUKIMIT SI NJË MODEL SUKSESI! “SkyLab” sjell FIRST LEGO LEAGUE DISCOVER në Shkup

Në vetëm tetë muaj qendra e edukimit Sky Lab arriti që katër nga nxënësit e saj të kualifikohen në raundin…

Aktuale

Studentët me nevoja të veçanta përballen me vështirësi në fakultete

Shkup, 1 dhjetor - Në prag të ditës ndërkombëtare të personave me nevoja të posaçme, 3 dhjetori, Zyra e Avokatit…

  • Ballina
  • Aktuale
  • Rajon
  • Globi
  • Forum
  • Kulturë
  • Speciale
    • Të gjitha
    • Tech
    • Dossier
    • Studime
    • Fotogaleri
    • Kuriozitete
    • Reportazh
    • Infrared
  • Sport
  • Video
    • VIDEO KOHA
  • Ndryshe me …
  • ANKETA-INFO
    • INFOGRAFIKA
    • ANKETA-KOHA
Reading: Kushtetuta shkakton tollovi te partitë maqedonase!  
Share
KOHAKOHA
  • Ndryshe me
  • Reth nesh
  • Impresumi
  • Marketing
  • Na kontaktoni
  • Arkivi PDF
Kjo ueb faqe përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se ju pajtoheni me këtë, por ju mund të zgjidhni nëse doni. [Cookie_butoni] [cookie_linku]
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are as essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
SAVE & ACCEPT
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?