Shumica e njerëzve nuk e kanë parasysh se sa e rrezikshme është përgatitja e ushqimit pa i larë duart shkruan një raport i ri amerikan për sigurinë ushqimore. Si rezultat mund t’i vëmë në rrezik potencialisht familjarët tonë, por edhe mysafirët, për t’i kontraktuar ata më sëmundje serioze vdekjeprurëse për shkak të infektimit në organe të brendshme e siç janë: salmonella, norovirusi dhe E.coli. Çdo vit për shkak të këtyre sëmundje vdesin rreth 48 milionë njerëz në Shtete e Bashkuara të Amerikës duke përfshirë edhe botën, rastet e lehta kanë këto simptoma: ethe, të dridhura, dhimbje barku, diarre. Këto sëmundje që vijnë si pasojë e ushqimit janë të njohura për publikun, pasi çdo ditë si pasojë e mos përgjegjësisë si dhe mos pastërtisë në kuzhinë si dhe personale, ka rezultuar më përhapje të madhe të këtyre sëmundjeve. Gjatë disa studimeve, nga Universiteti i Karolinës kanë raportuar se gjatë incizimit, gabimi parësor ka qenë mos larja e duarve që bartin shumë mikrobe gjatë prekjes se ushqimeve, të cilat nuk janë të pastra, sidomos terja e tyre me peshqirë të cilat pasojnë në vete shumë mikrobe, që barten përmes duarve.