Finlanda, si anëtare e BE-së dhe kryesuese me Këshillin e Ministrave, në gjahstë muajt në vijim, përkrah çeljen e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në Unionin Europian.
Ambasadori finlandez, Kimo Lahdervita, në një intervistë ekskluzive për servisin publik, thotë se çështja e zgjerimit është ndër çështjet kryesore që do të diskutohet edhe në Këshillin për Çështje të Përgjithshme edhe në trupat punues për zgjerimin gjatë kryesimit finlandez.
“Bazuar në programin e kryesimit të Finlandës, zgjerimi është një prioritet strategjik i BE-së. Me të vërtetë është shumë me rëndësi për paqën, stabilitetin dhe zhvilimin e BE-së në tërësi. Prandaj ne do të punojmë për perspektivë të besueshme zgjerimi për gjithë Ballkanin Perëndimor. Dhe gjithsesi presim të shënojmë rezultate. Nga ana tjetër ju duhet të përforconi kushtëzimet për procesin e zgjerimit që shtetet aplikuese për anëtarësim të avancojnë dhe të bëjnë reforma, si argumenti më i mirë që politikanët dhe zyrtarët e BE-së t’ju mbrojnë”, u shpreh ambasadori i Finlandës, Kimo Lahdervita.
Lahdervita shprehu gadishmërinë e Finlandës që si kryesues me Këshillin e BE-së, të bëjë çdo gjë që është në fuqinë e tyre që gjatë kryesimit të bindin edhe vendet skeptike ndaj zgjerimit dhe të shënojnë rezultate konkrete që Këshilli i Ministrave të BE-së të sjellë vendim pozitiv, jo më vonë se në tetor.
“Vendet anëtare kanë ide dhe këndvështrime të ndryshme, dhe roli i kryesuesit është që t’i unifikojë. Për këtë qëllim ne do të bisedojmë në nivele të larta me të gjitha vendet anëtare. Por, përgjgejsia kryesore, që vendet anëtare të aprovojnë kërkesën e vendeve aplikuese, është që ato të tregojnë angazhim serioz për reformat dhe zbatimin e tyre. Ky është çelësi i vërtetë”, theksoi Lahdervita.
Mesazhe për një epilog pozitiv në tetor, erdhën edhe nga Samiti për Ballkanin Perëndimor, në kuadër të Procesit të Berlinit, i cili u mbajt në Poznanj të Polonisë.