Bruksel, 22 prill – Evropa do të aplikojë tregti me leje për emisionet të cilat përdoren për kontroll të ndotjes në sektorin e ndërtimtarisë dhe transportit, deklaroi sot kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen në samitin onlajn të liderëve botëror për ndryshimet klimatike.
“Do të bëjmë tregti me leje për emisionet e gazrave të funksionojë jo vetëm për prodhimtarinë e energjisë dhe në industri, por edhe për transportin dhe gjatë ndërtimit të ndërtesave”, deklaroi Fon der Lajen në samitin onlajn për ndryshimet klimatike, nikoqir i së cilës është Qeveria amerikane.
Gjatë samitit të sotëm, administrata e Bajdenit u obligua se deri në vitin 2030 do t’i zvogëlojë emisionet e gazrave të qelqta për 50 deri 52 për qind në lidhje me nivelin e vitit 2005, duke shfaqur shpresë se kjo do t’i inkurajojë vendet tjera me emisione të larta t’i rrisin çmimet për zbulim të ndryshimeve klimatike.