Fitoi gjithçka te Bayerni, pas 9 sezonesh spanjolli gati të kthehet te Bilbao
Jo vetëm afrime te Bayerni. Javi Martinez është një prej lojtarëve që largohet nga kampionët e Bundesligës ashtu si Perisis, Alcantara e Coutinho. Mesfushori spanjoll, që më së shumti ka bërë mbrojtësin me bavarezët, nuk është në planet e trajnerit Hansi Flick dhe destinacioni i radhës do të jetë ekipi i tij i zemrës, Athletic Bilbao, që pranoi pranoi të paguajnë 10 milionë euro për kartonin e 32-vjeçarit. Martinez largohet kështu nga Bayerni pas 9 sezonesh, ku luajti 238 takime, shënoi 13 herë dhe arriti rekordin personal me 18 asiste.
United-Liverpool, derbi anglez për Sarr
Liverpool dhe Manchester United po bëjnë një luftë të vërtetë jashtë fushave të blerta për një objektiv të përbashkët në merkato. Dy klubet e mëdha të Premier League-s duan të afrojnë sulmuesin Ismaila Sarr për të përforcuar repartin e avancuar, teksa ditë më parë “Djajtë e Kuq” u duk sikur arritën akordin, por tashmë Liverpooli me një ofertë 35 milionë stërlina janë në avantazh për 22-vjeçarin. Ky i fundit zbriti në Championship me Watfordit dhe në një prononcim të fundit tha se është i hapur për çdo ofertë dhe se deri tani ende nuk ka marrë asnjë të tillë zyrtarisht.
Një “jolly” për Marcelo Bielsën nga Real Sociedadi
Leeds United nuk ndalet në merkato duke siguruar një tjetër përforcim për sezonin e ri, i katërti këtë session të merkatos. Bëhet fjalë për mbrojtësin Diego Llorente nga Real Sociedadi, skuadër me të cilën është arritur akordi për afër 25 milionë euro për transferimin e 27-vjeçarit. Llorente mund të bëjë edhe mesfushorin me tipare mbrojtëse ndaj dhe Bielsa insistonte për afrimin e spanjollit, i cili kompleton repartin e mbrojtjes bashkë me Koch, i cili u ble këtë verë nga Freiburgu. Duket se për të mbyllur merkaton tanimë Bielsa kërkon edhe një mesfushor për ta konsideruar skuadrën gati për përballimin e sezonit të ri.
Dështoi transferimi te Roma, Milik nën urdhrat e “Special One”?
Pas dështimit të transferimit të Edin Dzekos tek Juventusi, që me efekt domino do të vishte me fanellën verdhekuqe Arkadiusz Milik, drejtuesit e Napolit duhet t’i gjejnë një destinacion tjetër sulmuesit polak. Sipas “Corriere dello Sport”, një mundësi shumë e mirë për klubin e Napolit dhe futbollistin është që ky i fundit (Milik) t’i bashkohet Tottenhamit në Premier League, si alternativë e besueshme për Harry Kane. Dyshja e Hotspur, Kane-Son, duket e papkrekshme, por Mourinho nuk ka një zëvendësues të sulmuesit të “Tre Luanëve” nëse do të mungojë për arsye të ndryshme (pezullim, dëmtim). Gareth Bale mund të mos jetë përforcimi i fundit në fazën sulmuese për Mourinhon: Milik është një hipotezë që mund të intrigojë. Ndoshta brenda 5 tetorit polaku do të marrë ofertën e duhur nga klubi londinez, ku do të ketë mundësinë të punojë me “Special One”. Fati dëshi që kontrata prej 4,5 milionë eurosh në sezon te Roma të mos konkretizohej, ndoshta një fat më i mirë e pret në Premier League.