Interi arrin marrëveshje me Barcelonën për Deulofeun
Xherard Deulofeu pritet të veshë bluzën zikaltër në janar. Lajmi konfirmohet nga mediat spanjolle, që raportojnë se sulmuesi anësor katalan është shumë pranë transferimit te Interi. Barcelona dhe zikaltrit kanë arritur akordin e transferimit, që është një huazim me të drejtën e blerjes për 30 milionë euro, ndërsa në kontratë do të përfshihet edhe një klauzolë që e ndalon shitjen e Deulofeut te Reali i Madridit. Deulofeu është profili i futbollistit që pëlqehet shumë nga Spaleti, pasi e njeh mirë Serinë A dhe është i shpejtë e teknik, i aftë të krijojë superioritet numerik në daljet në sulm.
Mund të shkoj te Atletiko
Pierre-Emerik Aubamejang ndez skenarë të ‘çmendur’ në merkato. Sulmuesi i Borussia Dortmund sqaroi se nuk ka firmosur asnjë rinovim me klubin kohët e fundit, ndërsa nuk e mohoi faktin se mund të transferohet te Atletiko Madrid në Janar. Ai tha se Grizmann do të largohet nga “Los Colchoneros”, të cilët do të kërkojnë sulmues në Janar, ndaj dhe për të ardhmen e tij mund të ndodhë gjithçka në merkaton e dimrit, që hapet më 1 Janar të 2018. Sulmuesi francez i skuadrës së Simeones ka kërkesa nga disa klube, me Barcelonën dhe Mançester Junajtedin në krye të listës dhe vështirë se do ta mbyllë sezonin në Madrid.
Sevilja shkarkon trajnerin Berrizo
Sevilja shkarkon nga detyra trajnerin Eduardo Berrizo. Humbja 3-1 me Real Sosiedadin të mërkurën rezultoi fatale për argjentinasin pasi drejtuesit e klubit andaluzian si pasojë e rezultateve të dobëta në ndeshjet e fundit. Humbja e thellë 5-0 me Realin e Madridit, barazimi në shtëpi ndaj Levantes dhe disfata me Real Sosiedadin i vunë kapak të ardhmes së Berrizos në stolin e Seviljas, pasi skuadra rrezikon kualifikimin në “Champions League” për sezonin e ardhshëm. Drejtuesit e Seviljas kanë nisur menjëherë nga puna për të gjetur pasuesin e trajnerit argjentinas dhe gjasat janë që drejtimin e skuadrës ta marrë Havi Gracia.