Benevento interesohet për Bonaventuran
Pasi përshëndeti Milanin, Giacomo Bonaventura shikon të ardhmen në kërkim të një sfide të re. Sipas raportimeve nga Tuttosport, klubi më i interesuar për mesfushorin italian është Benevento i cili vazhdon presionin për të bindur ish-lojtarin e kuqezinjve. Megjithatë, problem mbetet rroga që kërkon lojtari, teksa Atalanta nuk duket edhe aq e interesuar, ashtu si Roma, që dikur ishte më e joshur për ta marrë mesfushorin kuqezi.
Reali huazon talentin japonez te Villarreali
Takefusa Kubo është lojtar i Villarreal. Japonezi, në pronësi të Real Madridit, do të luajë sezonin e ardhshëm në huazim te “Nëndetësja e Verdhë”, pasi shkëlqeu te Mallorca në vitin e parë në Evropë. I blerë saktësisht një vit më parë nga “Los Blancos”, talenti datëlindjes 2001 u dërgua menjëherë në huazim për të fituar përvojë. Sezonin e parë në La Liga e mbylli me 4 gola të shënuar dhe 5 pasime vendimtare. Këto statistika të japonezit nuk ishin të mjaftueshme për të shpëtuar Mallorcan, por anësori sulmues gjithsesi ka fituar vëmendjen në mbarë botën. Tani, në moshën 19-vjeçare, ka shansin për të shkëlqyer me ekipin e Unai Emery. Pas një vitit, ndoshta do të jetë gati për të shkëlqyer me fanellën e Realit.
Immobile nuk largohet nga Lazio
Sulmuesi i Lazios, Ciro Immobile, ka konfirmuar se do të vazhdojë karrierën e tij tek ekipi kryeqytetas. Italiani i cili barazoi rekordin e Higuain me 36 gola të shënuar në Serie A i ka premtuar besnikëri Lazios. “Do të qëndroj të Lazio përgjithmonë. Rinovimi do të jetë dhe për tre vite, pra deri në vitin 2025 kur unë do të jem 35-vjeç,” deklaron bomberi për “Corriere dello Sport”. “Përpara se të vija te Lazio isha në kontakte me Napolin, por për një arsye apo për një tjetër transferimi nuk u krye. Napoli është qyteti ku unë kam lindur dhe do ta ndjek gjithmonë, por ekipi i Lazios më ka dhënë shumë dhe unë nuk do ta braktis për asnjë arsye”, mbyll Immobile.
Bravo pranë kalimit te Real Betis
Portieri i Manchester Cityt, Claudio Bravo është shumë pranë transferimit te ekipi spanjoll, Real Betis. Kiliani është afër përfundimit të kontratës katër vjeçare me klubin anglez. Goal mëson se Bravo kërkon transferimin te Betisi, me bisedimet që po vazhdojnë me sukses. Madje, raportohet se portieri kilian do të pranojë ulje të konsiderueshme të pagës.