Ekipi i Minnesota ka marrë kreun e renditjes në Konferencën e Perëndimit pas fitores 119-114 ndaj Portland. 6 lojtarë të skuadrës vendase realizuan mbi 10 pikë, ku u dallua Gobert, autor i 25 pikëve e 16 rebound.
Lakers mundin 116-104 Oklahomën, që lëshon kreun në Perëndim. Russell me 26 pikë, e Davis me 24 pikë e 12 rebound ishin më të mirët për Lakers, ndërsa për miqtë sot mungoi lojtari lider.
Nuk zhgënjen Milwaukee, që mposhti 113-106 Clippers dhe ngjitet në vendin e dytë në Konferencën e Lindjes. George e Harden realizuan nga 29 pikë secili për Clippers, por që mbetën për statistikë. Lillard me 41 pikë bëri diferencën në fushë për Bucks.
NBA-Rezultatet
Brooklyn – Memphis, 102-106
Milwaukee – Clippers, 113-106
Minnesota – Portland, 119-114
Utah Jazz – Washington, 127-115
Sacramento – Chicago, 109-113
Lakers – Oklahoma, 116-104




