Ikona e Chelsea-t Frank Lampard ka pretenduar me shaka (që është gjysma e së vërtetës në këtë rast) se ish-klubi i tij e largoi në mënyrë që të sillte Cesc Fabregas si zëvendësuesin e tij. Këtë gjë ai e zbuloi te emisioni i Premier League që zhvillohet në BT Sports.
Moderatori Jake Humphrey pyeti Lampard nëse Fabregas ka folur ndonjëherë për incidentin e famshëm të picës me Alex Ferguson, ku spanjolli pranoi së fundmi se ishte ai që ia kishte hedhur trajnerit legjendar. “Nuk isha me Cesc te Chelsea. Drejtuesit më larguan për të marrë atë,” shprehet Lampard me shaka. “Nuk kemi shkuar asnjëherë mirë në fushë, kështu që mendoj se nuk kishte asnjë mënyrë që ne të ndanim të njëjtën dhomë zhveshje.” Fabregas nënshkroi për Chelsea-n në 2014, të njëjtin vit që Lampard u largua pas 13 viteve në klub.