Diber, 29 tetor – Rreth orës 11:00, në vendvotimin numër 0539 në qytetin e Dibrës, obligimin kushtetues bashkë me anëtarët e familjes së tij, përmes votimit e kreu edhe kryetari i Komunës së Dibrës, njëherit edhe kandidati për kryetar komune, Ruzhdi Lata. Pas votimit, kryetari Lata para mediave deklaroi: “Sot për dibranët është një ditë feste, një ditë ku vendoset për ardhmërinë qytetare të Dibrës së Madhe. Besoj se dibranët janë aq të kulturuar, te civilizuar, që kjo ditë të jetë e qetë, e mbarë , e mirë, me fat, me sukses për ardhmërinë e të gjithë neve. Prandaj ftoj të gjithë të marrin pjesë në votime dhe në bazë të bindjeve të tyre t’i sjellin Dibrës një ardhmëri më të mirë dhe shumë të mirë.” Përndryshe , Lata në këtë raund të dytë zgjedhor hyn si fitues i raundit të parë me një diferencë të madhe votash në raport me të gjithë kandidatët e tjerë që konkurronin për kreun e Komunës së Dibrës.