Në Spanjë dhe Itali mediat ziejnë për të ardhmen e tij, pasi shumë mendojnë se do të vijojë ende gjatë te Interi, ndërsa të tjera garantojnë se në verë do t’i bashkohet Barcelonës për të luajtur me Lionel Messin, por Lautaro Martinez duket se e ka mendjen diku tjetër.
Ndërkohë që futbolli është ndalur për shkak të koronavirusit, sulmuesi argjentinas ka gjetur mënyrën për të luftuar këtë virus vdekjeprurës, duke kontribuuar me mjete ndihmëse për bashkinë e Bahia Blanca-s, ku edhe ka lindur.
Lajmi është dhënë nga vetë kryebashkiaku i këtij qyteti Hector Garay, i cili deklaroi se “falënderon Lautaro Martinezin, të fejuarën dhe familjen e tij, që dhuruan 3500 litra alkool dhe 100 mijë doreza plastike dhe 5 mijë veshje e maska për të përballuar situatën”.