Thomas Strakosha do të shitet gjatë kësaj vere. Mediat italiane kanë raportuar të shtunën se drejtuesit e klubit janë në kërkim të një skuadre të re për portierin shqiptar.
Strakosha është shprehur i pakënaqur me situatën e tij te Lazio, duke e kërkuar largimin.
Klubi kryeqytetas për ta liruar portierin po kërkon rreth 30 milionë euro.
Interesim për 26-vjeçarin kanë shprehur Borussia Dortmundi dhe Southamptoni.
Strakosha ka kontratë me Lazion deri në vitin 2022.