Shkup, 3 tetor – Gjykimi për lëndën “Talir” e cila ka të bëjë me financimin joligjor të partisë VMRO-DPMNE anulohet për më 5 nëntor.
Gjykata potencoi se në seancën e ardhshme gjyqësore do të fillohet me arsyetimin e listave të propozuara me dëshmi.
Rastin e udhëheq gjykatësi Osman Shabani, ndërsa përfaqësues i akuzës është Lençe Ristevska.
Gjykata në fillim i hodhi poshtë si të pabaza citimet e mbrojtjes për paditës të paautorizuar në procedurën dhe vendosi të vazhdohet me arsyetimin e listës së dëshmive të propozuara.
Mbrojtja atëherë kërkoi nga Gjykata anulim të seancës së sotme gjyqësore që të mundet në mënyrë adekuate të përgatitet me arsyetim të listës së dëshmive të propozuara.
Prokurorja Ristovska para fillimit te Gjykata dorëzoi vendim nga prokurori shtetëror publik Lubomir Joveski me të cilën ajo autorizohet për të qenë paditës i autorizuar në procedurë.
Avokati Donço Nakov ka reaguar në autorizimin e tillë dhe potencoi se sipas tij ajo është jolegjitime.
“Mbrojtja është e gatshme dhe njëjtë dëshiron të fillojë ky gjykim, por jo me paditës të paautorizuar i cili ka ardhur në mënyrë të tillë”, deklaroi Nakov.
Plotësisht mbrojtja ka reaguar edhe në pamundësinë “bombat” të jenë pjesë e kësaj procedure dhe kërkoi të ndërpritet procedura.
Prokurorja Ristevska i hodhi poshtë si të pabaza citimet e mbrojtjes dhe potencoi se sipas autorizimit të PP-së e qartë është se bëhet fjalë për lëndën e ndërmarrë nga PSP dhe sipas ligjit.
Seanca e parë për rastin “Talir” u mbajt më 18 shkurt të këtij viti. Në këtë rast të akuzuarit janë: Nikolla Gruevski, Kiril Bozhinovski dhe Mile Janakieski të cilët akuzohen për “keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autorizime” dhe “larje parash” si dhe Ilija Dimovski, Leko Ristoski dhe Elizabeta Çingarovska të akuzuar vetëm për veprën “larje parash”.
Për veprën e njëjtë, si subjekt juridik me akuzën është përfshirë edhe VMRO-DPMNE. Elizabeta Çingarovska nuk do të dënohet, sepse ajo u dakordua me PSP-në e pranoi fajin dhe mori dënim të kushtëzuar me burg prej dy viteve, e cila nuk do ta vuajë nëse në pesë vitet e ardhshme nuk bën vepër tjetër penale.
Sipas akuzës, ato në mënyrë joligjore kanë marrë së paku 4,6 milion euro për partinë, ndërsa pastaj kanë organizuar ato para të dërgohen në xhiro-llogarinë e partisë përmes fletëpagesave në emër të personave të ndryshëm. (koha.mk)