Shkup, 18 maj – Janë lënduar tre punonjës të cilët kanë punuar në çatinë e objektit në ndërtim gjatë prekjes së një tabele prej plakës metalike të plastifikuar me largpërçues ajror prej 10 kilovolt në rrugën “8 Shtatori” në Manastir.
Ministria e Punëve të Brendshme sot kumtoi se janë lënduar Z.P. (43), D.N. (23) dhe XH.U. (59) të angazhuar nga kompania zbatuese e punimeve në objektin e një investuesi nga Demir Hisari.
Ata janë transportuar në Spitalin Klinik në Manastir ku u është ofruar ndihmë mjekësore, me ç’rast Z.P. dhe D.N. janë ndaluar për mjekim të mëtejmë, ndërsa Xh.U. është lëshuar në mjekim shtëpiak.
Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer një ekip i SPB Manastir, Prokurori Publik dhe Inspektori i Punës.
Janë duke u ndërmarrë masa për zbardhjen e rastit.