Shkup, 22 prill – Lëndime të rënda trupore ka marrë T.P. (64) nga Shkupi derisa po i kryente detyrat e punës në një kompani në rajonin e Kisella Vodës.
Siç kumtoi MPB, T.P. është sjellë në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” me lëndime të rënda trupore.
Nga nëpunësit policorë nga SPB Shkup është njoftuar Inspektori i punës dhe janë duke u ndërmarrë masa për zbardhjen e rastit.