Lionel Messi ka kërkuar nga skuadra e tij që të jap maksimumin për ta fituar Ligën e Kampionëve këtë edicion
Ylli argjentinas dje nuk u nominua në treshen e futbollistëve më të mirë për vitin 2018 dhe tani për këtë edicion kërkon që t’i fitojë të gjitha trofetë e mundshme me Barcelonën, transmeton GazetaMetro.
‘Pleshti’ ka kërkuar nga bashkëlojtarët e tij që të koncentrohen këtë edicion për ta fituar Ligën e Kampionëve.
“Është koha. Këtë vit e kemi Ligën e Kampionëve përsëri. Është e nevojshme sepse ne kemi tri vite që jemi duke u eliminuar në çerekfinale dhe rasti i fundit ishte më i keq pasi që shumë gjëra ndodhën,” ka thënë Messi.
“Ne jemi koncentruar në këtë garë sepse është e mundshme për ta fituar, sepse ne kemi një skuadër që mund të triumfojë në këtë garë,”.
Kujtojmë që Messi dje u la jashtë listës për futbollistin më të mirë të vitit për herë të parë pas 12 vitesh. /GazetaMetro