Robert Lewandowski pajiset me diplomë. Sulmuesit polak i janë dashur pot 10 vite për të përfunduar studimet në Universitetin e Edukimit Fizik, në kryeqytetin e Polonisë, Varshavë, por më në fund ia ka dalë mbanë të vishet me kostumin e të sapodiplomuarit. 29-vjeçari, një nga sulmuesit më të mirë në qarkullim, nuk ka mundur t’i ndjekë në vazhdimësi studimet për shkak të impenjimeve me Borussia Dortmund dhe Bayern Munich, megjithatë nuk hoqi hoqi dorë kurrë nga dëshira për të marrë titullin “mësues i edukimit fizik”. Një nga profesorët e tij, Marek Rybinski, është shprehur që “përgatitja e studentit Lewadowski ka qenë e shkëqyer”. Vlerësimeve të tij të larta u shtohen edhe nderimet që ka marrë nga stafi akademik. Pas kësaj arritjeje në arsimimin e tij, Robert do të jetë i fokusuar vetëm në fushën e blertë. Diplomimi i sulmuesit të Bayernit erdhi më pak se 24 orë nga kualifikimi i Polonisë në finalet e “Rusi 2018”.