Cristiano Ronaldo vazhdon të tregojë se Liga e Kampionëve është kompeticioni i tij i preferuar… ose ndryshe e ka ‘privatizuar’. Ylli portugez ka arritur të triumfojë pesë herë në këtë kompeticion, njëherë me Manchester United dhe katër herë me Real Madrid. 34-vjeçari edhe sonte ishte autor i goli të vetëm të Juventus ndaj Ajax, me sfidën që u mbyll 1-1 në ‘Johan Cruyff Arena’ dhe tashmë gjithçka vendoset në Torino, raporton Periskopi, përcjell gazeta Koha.
Ronaldo shënoi golin e 125-të në karrierë në Ligën e Kampionëve, më shumë se çdo tjetër.
Gjithashtu, për anësorin portugez ky ishte goli i 64-të në fazën e eliminimit direkt, më shumë se sa Leo Messi (42) dhe Thomas Muller (21) të kombinuar bashkë.
Ndër të tjerash, goli i sontshëm ndaj Ajax ishte i 24-ti në 21 ndeshje çerekfinale në kompeticionin më madhështorë në Evropë.