Shkup, 1 prill – Në lidhje me ligjin për përdorimin e gjuhëve i cili që pas votimit të dytë është në pritje të dekretimit nga presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov, sot ka komentuar edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bujar Osmani duke thënë se me zbatimine tij do të përgënjeshtrohen të gjitha kërcënimet e bëra paraprakisht, transmeton portalb.
“Sinqerisht, me padurim po pres zbatimin e ligjit të ri për përdorimin e gjuhëve, jo vetëm për shkak të faktit se fjala është për një arritje evidente të shqiptarëve, por edhe për shkak se me vet zbatimin e ligjit, do të përgënjeshtrohen të gjitha kërcënimet dhe frikërat që i paraqitën periudhën paraprake”, tha sot Osmani.