Shkup, 16 maj – Parlamenti për sot janë caktuar vazhdimet e mbledhjeve të 97-të, 94-t dhe 91-të. Në rend dite të mbledhjes së 97-të janë Ligji për Këshillin gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ligji për qasje të lirë drejt informatave të karakterit publik dhe Ligji për mbikëqyrje inspektuese, të gjithë në lexim të tretë.
Para deputetëve në vazhdimin e mbledhjes së 94-t do të gjenden Ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për subvencione të kredisë banesore, Ligjit për detyrim të Republikës me kredi tek Banka ndërkombëtare për ripërtëritje dhe zhvillim – Banka botërore sipas Marrëveshjes për kredi dhe financim të Projektit për lehtësim të tregtisë dhe transportit në Ballkanin Perëndimor, si dhe Ligji për plotësim të Ligjit për shërbim në ARM, transmeton Koha.mk
Në rend dite të mbledhjes së 91-të, mes pikave të tjera janë edhe Propozim ligji për ndihmë juridike pa pagesë, në procedurë të shkurtuar, Propozim ligji për plotësim të Ligjit për mbrojtje shëndetësore, me procedurë të shkurtuar, Propozim ligji për ndryshim të Ligjit për sigurim pensional dhe invalidor në lexim të parë, Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për subvencionim të kredisë banesore në lexim të parë, si dhe Propozim programi nacional për infrastrukturën hekurudhore për periudhën 2019 – 2021. (koha.mk)