Roma mori një rezultat pozitiv (barazimin 1-1) në stadiumin “King Power”, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të “Conference League” kundër Leicesterit. Skuadra e Mourinhos luajti me fanellën e dytë (si mysafire), bluzën e bardhë dhe pantallonat e shkurtra të kuqe, por veshja e Mourinhos ishte temë diskutimi.
Gary Lineker, legjenda e futbollit anglez, i cili mburret me 281 gola në 567 ndeshje mes Leicesterit, Evertonit, Tottenhamit dhe Barcelonës, në rrjetet sociale (ka 8 milionë ndjekës në Twitter) është tallur me pallton e Mourinhos, duke e krahasuar atë me një dhelpër: “José përdor një strategji shpërqendrimi duke veshur një ‘dhelpër’ argjendi kundër ‘dhelprave’.
Në fund të ndeshjes, dy trajnerët folën me mikrofonat e UEFA-s, por kur erdhi momenti i Rodgers, Mourinho “ndërhyri” duke e ndërprerë kolegun dhe duke thënë “live”: “Brendan më dha verën e bardhë më të mirë që mund të ketë!”
Trajneri i Leicesterit, mik i “Special One” qysh nga koha e aventurës së tyre të përbashkët te Chelsea, buzëqeshi dhe tha me shaka: “Edhe shumë e shtrenjtë!”
Në fakt, në Angli është zakon të pihet një gotë verë mes trajnerëve kundërshtarë ose të shkëmbejnë një shishe vere. Në “Olimpico”, Mourinho do të bëjë nderet e shtëpisë, duke e pritur trajnerin britanik në mënyrën më të mirë të mundshme.
"He gave me the best wine on the market!" 🍷
The Mourinho & Rodgers reunion was a real love-in tonight! 😅#LEIRMA | #UECL pic.twitter.com/uuJh7C6FAs
— Virgin Media Sport (@VMSportIE) April 28, 2022