Nga Zimrie IDRIZI
Sot kompania LinkPlus, mbush plot 7 vite që operon në tregun Shqiptar dhe më gjerë. LinkPlus është kompani e zhvillimit të softuerit e specializuar në zhvillimin e aplikacioneve ueb dhe mobile. Ne përdorim teknologjitë më të fundit dhe më të mëdha që u mundësojnë bizneseve që të kontaktojnë klientin e tyre në të gjitha mediumet, pavarësisht nga platforma që ata përdorin. Ëndrra e themeluesve ishte të krijonin një kompani ku përveç arritjes se tyre, ky vend të behej ëndrra e çdo të riu që do ta synonte ketë fushë.
LinkPlus filloi duke zhvilluar aplikacione për kompani të ndryshme dhe duke ofruar shërbime për një industri të re dhe në rritje, me një fokus të veçantë në zhvillimin e softuerit. Në të njëjtin vit, LinkPlus fiton besim dhe bëhet një partner me një Klient të madh, një kompani AI and Data në Kanada. Në të njëjtën kohë fillojnë projekte të mëdha me Gjermani dhe Zvicër, bashkëpunim i cili vazhdon sot e asaj dite.
Sot kompania operon në dy qytete, Prishtinë dhe Shkup dhe përbëhet nga më shumë se 40 zhvillues. Planifikohet të themelohet dega e tretë në Tiranë së shpejti, ku do të punësohen zhvillues të kësaj fushe dhe do të vazhdojë puna me intensitet të njëjtë. Aset kryesor i kompanisë cilësohet ekipi tejet profesional, puna e të cilëve i dha emër LinkPlus-it. Projektet që janë zhvilluar dhe po vazhdojnë të zhvillohen janë të natyrave të ndryshme, ku me teknologjitë e fundit dhe përkushtimin maksimal,është bërë e mundur që të plotësohen dëshirat e klientëve tanë.
Vlen të theksohet se kompania jonë ka qenë, është dhe do të jetë gjithmonë e gatshme të ndihmojë komunitetin. Megjithëse pandemia ka ndikuar në shumë biznese duke rezultuar në lëshimin e të punësuarve, ne jemi mirënjohës se jo vetëm që kemi arritur ta mbajmë stafin tonë por e kemi rritur edhe pak më shumë.
Përderisa shkollat u mbyllën gjatë pandemisë, ne kontribuuam digjitalisht duke u mundësuar fëmijëve të mësojnë përmes platformave online. Ky vit ishte mjaft i suksesshëm në lidhje me dixhitalizimin e bizneseve, pasi njerëzit me të vërtetë e kanë kuptuar rëndësinë e kësaj.
Ne i japim jetë idesë suaj dhe si e bëjmë atë shpjegohet në tre pika;
Ne hulumtojmë informacionin në lidhje me idenë tuaj.
Ne bëjmë një analizë të biznesit.
Ne ndërtojmë idenë tuaj.
Neser LinkPlus mund të jetë partneri yt digjital!
Jemi krenar që në këto 7 vite pune kemi përmbushur dëshirat dhe nevojat e klientëve përtej pritjeve të tyre, kemi dëshmuar profesionalizëm dhe kemi shërbyer inovacion duke krijuar softuer me dimensione të reja!