Ashtu siç raportoi mbrëmë Insporti, trajneri, Bylbyl Sokoli, është shkarkuar nga kryesia e klubit të Llapit. Drejtori sportiv i klubit nga Podujeva, Tahir Batatina, ia ka konfirmuar dje lajmin futbollistëve, teksa për Insporti.com Sokoli e konfirmoi lajmin mbrëmë. “Këtë informatë e kam marrë nga lojtarët dhe trajnerët dhe e respektojë këtë vendim pasi që vjen zyrtarët e klubit”, ka thënë Bylbyl Sokoli mbremë.
Komunikata e FC Llapit:
“KF Llapi nga mbledhja e mbajtur ka analizuar dhe shqyrtuar me vëmendje ecurinë e kampionatit për këto tetë xhiro dhe nga kjo kemi ardhur në përfundim se shkarkimi i Kryetrajnerit, Bylbyl Sokoli ishte i paevitueshëm. Arsyejet kryesore të shkarkimit të tij ishin rezultatet jo të mira të skuadrës në këto tetë xhiro si dhe mungesa e harmonisë mes lojtarëve dhe kryetrajnerit që dolën të jenë mungesa e rezultateve të deritanishme. E falenderojmë Kryetrajnerin Bylbyl Sokoli për kohën e kaluar në KF Llapi, ndërsa Drejtori Sportiv, Tahir Batatina është në bisedime me tre trajnerë për të ardhur në stolin e Llapit”, thuhet në komunikatën e KF Llapit.