Shkup, 14 maj – Pas disa shtyerjeve, sot në Gjykatën penale filloi gjykimi për lëndën “Total” të PSP-së në të cilën është i akuzuar gazetari Dragan Pavlloviq Llatas.
Mbrojtja e Llatasit në fillim kërkoi t’i marrë transkriptet nga 14 bisedat e prëgjuara të cilat PSP i propozoi si dëshmi në procedurë. Sipas mbrojtjes, transkriptet nevojiten në mënyrë që të prëgatiten për debatin kryesor.
Reagoi prokurorja Elizabeta Josifovska, e cila konsideron se i akuzuari dhe mbrojtja kishin mundësi që deri më tani t’i dëgjojnë ahdio bisedat e përgjuara. Sipas saj, qëllimi i mbrojtjes është të zbarritet procedura.
Gjykatësja Sllavica Naumova, ndërkaq, e pranoi kërkesën e mbrojtjes dhe ia dha të akuzuarit transkriptet nga bisedimet.
Dragan Pavlloviq Llatas ndodhet në bankën e të akuzuarve për lëndën “Total” spese, sipas PSP-së, ka dhënë informata të rrejshme në llogaritë përfundimtare dhe paraqitjet tatimore me ç’rast përmes personave juridik “Total marketing” SHPNJP, “Total media centar” dhe “Mediamaks” ka fshehur tatim në shumë prej 7.466.981 denarë apo 121.414 euro, ndërsa si person fizik ka fshehur 3.876.471 denarë apo 63.032 euro.
tre senacat paraprake për këtë rast nuk u mbajtën, sepse nuk mori pjesë Pavlloviq-Llatas për shkak të arsyeve shëdnetësore dhe familjare.