Një punëtor në Japoni ka vrarë veten si pasojë e punës stresuese dhe orëve të tepërta që kalonte duke punuar në stadiumin e ri olimpik, ku do të zhvillohen Lojërat Olimpike “Tokio 2020”. Bëhet fjalë për një 23-vjeçar, i cili është gjetur në një zonë në periferi të Tokios. Në letrën që kishte lënë ai rrëfente se “jam fizikisht dhe pskiklogjikisht i dërrmuar, pasi jem detyruar të shkoj në limitet e humanizmit, ndaj dhe po vras veten”. Një ngjarje që ka tronditur pa masë ambientin, pasi mësohet se personi në fjalë kishte akumuluar 190 orë ekstra punë mbi normën gjatë shtatorit, ndërsa një muaj më parë kishte 160 orë ekstra pune. Në stadiumin e ri olimpik aktualisht punojnë rreth 1000 punëtorë dhe organizatorët po përpiqen t’u krijojnë kushte sa më të mira pune. Tashmë pritet që firma për të cilën ai punonte të paguajë edhe një gjobë të majme në adresë të familjes së punëtorit.