Lojtarët e Chelseat do të ndajnë një bonus prej 11 milionë funteve nëse arrijnë ta fitojnë Ligën e Kampionëve dhe Kupën FA.
Skuadra e Thomas Tuchelit ka marrë 5 milionë funte bonuse për arritje në finale të Ligës së Kampionëve. Do të jetë finalja e tretë në historinë e klubit.
5 milionë euro tjera bonuse do t’i fitojnë nëse arrijnë që ta mposhtin në finalen e Stambollit skuadrën e Manchester Cityt më 29 maj.
Edhe një milionë funte tjera, “blutë e Londrës” do t’i fitonin nëse do ta mposhtnin Leicester Cityn në finalen e Kupës FA që zhvillohet më 15 maj.