Shkup, 10 janar – Është paraqitur agjenti antiperëndimor Nikolla Gruevski, u ka shënuar komanda pionëve të tij, Mickoski dhe Baçev kundër Maqedonisë, kështu thonë nga partia e kryeministrit Zaev, LSDM, pas paraqitjes së ish-kryeministrit Gruevski në rrjetin social “Facebook” nga ku u kërkon deputetëve maqedonase që mos i votojnë ndryshimet kushtetuese, informon Koha.
“Frikacaku Gruevski, shefi i Mickoskit, Baçev dhe Ivanov, ndan urdhra nëpër rrjetet sociale, në tentime dëshpëruese për të bërë njëfarë dëmi në avancimin e vendit, në afrimin drejt BE-së dhe NATO-s. Nuk kanë mbetur njerëz që do t’i dëgjojnë komandat antimaqedonase të Gruevskit. Komandanti i dhunës dhe skenarit të 27 prillit, kot e gënjen e veten, për qytetarët ai është një tregim i mbaruar, një pjesë e të kaluarës së errët kur e pret përballja me drejtësinë. Nuk ka pasur të keqe më të madhe që i ka ndodhur Maqedonisë dhe të gjithë qytetarëve të saj nga Gruevski dhe krimit të tij, qeverisjes me regjim. Këtë qytetarët shumë mirë e dinë”, thonë nga LSDM-ja e kryeministrit Zaev.
Sipas tyre, Maqedonia është shumë më e fuqishme sesa që këtë e mendojnë Gruevski, Mickoski dhe Baçev.
“Maqedonia do të jetë anëtare e BE-së dhe NATO-s. Maqedonia shkon përpara dhe kthim mbrapa nuk ka! Krimineli i dënuar Gruevski nuk do të ik nga drejtësia. Do ta vuajë dënimin për të cilin është i dënuar dhe për tërë të keqem që ia ka bërë Maqedonisë”, thonë nga LSDm-ja. (Koha.mk)