Shkup, 19 tetor – Sipas rezultateve të publikuara në raundin e parë të zgjedhjeve lokale për këshilltarë, të cilat nga ana e komisioneve komunale zgjedhore u dorëzuan deri te KSHZ-ja, u bë e ditur përbërja e re e Këshillit të komunës së Gjevgjelisë që e përbëjnë 19-të këshilltarë. Shumicën në Këshillin e komunës së Gjevgjelisë do ta kenë LSDM-ja dhe koalicioni, të cilët sipas rezultateve të arritura prej 7.248 vota fituan dhjetë vende këshilltarësh, kundrejt VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit të cilët me rezultat prej 4.946 vota fituan shtatë vende këshilltarësh. Në Këshillin e ri të komunës së Gjevgjelisë dy vende fitoi edhe lista e pavarur këshilltare e Tome Kiçukov i cili në zgjedhjet lokale fitoi 1.989 vota.