Shkup, 22 gusht – Partia në pushtet, LSDM ka thënë se politikat e suksesshme ekonomike të Qeverisë të udhëhequr nga kjo parti po japin rezultate reale dhe pozitive në ekonomi.
“Sipas të dhënave zyrtare të ESHS-së rroga mesatare neto në qershor 2018 arrin 24.203 denarë, pra më e madhe për 6.1 për qind në krahasim me muajin e njëjtë në vitin 2017. Kjo nënkupton se paga mesatare për periudhën prej një viti, pra nga qershori 2017 deri në qershor 2018 është rritur për 1.400 denarë.
Këto të dhëna janë pjesë e treguesve për suksesin e politikave ekonomike dhe reformave të Qeverisë në krye me LSDM-në që e stabilizojnë dhe avancojnë ekonominë. Pas hyrjes së Maqedonisë në NATO dhe fillimit të negociatave për anëtarësim në BE, pason hapja e fondeve të reja dhe linjave të zhvilluara, më shumë investime dhe rritje e konkurrencës në ekonominë e vendit. Kjo nënkupton se rritja e pagave do të intensifikohet”, qëndron në komunikatën e LSDM-së deri te mediat.