Një mace që është bërë hit në internet për shkak të shprehjes së fytyrës ka fituar një padi në gjykatë dhe ka marrë si dëmshpërblim 710 mijë dollarë (rreth 570 mijë euro).
“Grumpy Cat” apo Macja e Zemëruar, që është paraqitur në shumë ‘memes’ në internet, kishte nënshkruar një marrëveshje për përdorim të imazhit me një kompani të kafesë, por kompania e kishte shkelur marrëveshjen duke lansuar edhe një lloj të pijes me fytyrën e maces si imazh kryesor. Gjykata në Florida të SHBA-ve vendosi që ta shpërblejë kompaninë që ka në pronësi të drejtat e imazhit të maces, duke urdhëruar që dëmi të paguhet me 710 mijë dollarë.
Kjo është fotografia e kafesë ku u përdor pa të drejtë fytyra e maces së zemëruar. Macja e zemëruar tashmë ka arsye të qeshë.