Ka përfunduar para pak çastesh finalja e madhe në ‘Grand Slam të Dusseldorfit’. Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi ka poshtur xhudisten mongole Sosorbaram LKHAGVASUREN, shkruan GazetaBlic, transmeton gazeta KOHA. Kelmendi fitoi me Ippon.
Me këtë rast, xhudistja pejane e fitoi medaljen e dytë të artë në vitin 2019 pas asaj të fituar në Grand Prix të Tel Avivit.
Në gjysmëfinale, Kelmendi e kishte mposhtur xhudisten italiane Odette Giuffrida me ippon në kategorinë deri në 52 kilogramë. Majlinda e kishte mposhtur italianen edhe në finalen e madhe të Lojërave Olimpike “RIO 2016”.
Në Grand Slamin e Gjermanisë po marrin pjesë 683 garues nga 97 shtete. Grand Slami është i vlefshëm për pikë Olimpike Tokio 2020