Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e kësaj të marten në aksin rrugor Krujë-Fushë Krujë.
Aksidenti ka ndodhur rreth orës 21:25, ku shtetasi A.Ç., duke lëvizur me automjetin e tij është përplasur me një motoçikletë që drejtohej nga shtetasi Sh.P.
Si pasojë e këtij aksidenti është dëmtuar drejtuesi i motoçikletës dhe pasagjerja e tij, shtetasasja A.P., rreth 30 vjeçe, të cilët u transportuan në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit u shoqërua në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.