Derbi i madh anglez mes Manchester United dhe Liverpool zhvillohet sot. Manchester United pret Liverpoolin në ‘Old Trafford’, me fillim nga ora 17:30, në kuadër të xhiros së nëntë të Premierligës, raporton GazetaBlic, përcjellë gazeta Koha. Liverpool nuk ka asnjë gabim deri më tani në sezonin e ri dhe shpreson të fitojë – që të mbajë pozitën e liderit, kurse ‘Djajtë e Kuq’ synojnë fitoren që të këndellen dhe të ngjiten në tabelë.
Pak para ndeshjes janë publikuar edhe formacionet zyrtare.
Ja përbërjet:
Man Utd: De Gea; Wan-Bissaka, Lindelof, Maguire, Tuanzebe, Young; McTominay, Fred, Pereira; James, Rashford.
Liverpool: Alisson; Alexander-Arnold, Matip, Van Dijk, Robertson; Fabinho, Henderson, Wijnaldum; Mané, Firmino, Origi.