Një nga repartet që do të preket domosdoshmërisht në verë te Juventusi është mbrojtja. Krahas Chiellinit e Bonuccit, Paratici kërkon një tjetër qendërmbrojtjës me eksperience për skuadrën dhe ka shënjestruar grekun Kostas Manolas, i cili e njeh mirë kampionatin italian dhe ka luajtur në nivele të larta. Për bardhezinjtë nuk do të jetë e vështirë të negociojë me Romën pasi të dyja klubet kanë bërë operacione të hershme në merkato por Monchi i ka idetë e qarta dhe nuk do të ulet në bisedime pa një ofertë të paktën prej 40 deri në 45 milionë euro për mbrojtësin grek.