Manuela Quistelli ka pozuar me fanellën e Interit dhe madje ka zgjedhur për pozat e saj provokuese atë me numër 9, që mbahet nga kapiteni Mauro Ikardi. Modelja milaneze është një tifoze tepër e zjarrtë e ekipit zikaltër dhe në “Instagram” mundohet të tërheqë vëmendjen e ndjekësve të saj me foto të nxehta dhe provokuese.
Jo se u mungon motivimi, por Ikardi me shokë tashmë do të kenë një arsye më shumë për të dalë nga kriza në javën e derbit ndaj Milanit, sidomos pas fitores së fundit kundër Beneventos.