Shkup, 18 dhjetor – Sot, në mbarë botën, emigracioni po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendje. Emigrantët janë persona të ciët janë të detyruar ta ndryshojnë vendbanimin dhe vendin e punës për shkak të varfërisë, konflikteve, fatkeqësive natyrore, ndryshimeve klimatike dhe degradimit të mjedisit jetësor, pabarazisë ekonomike dhe shkeljes të të drejtave ekonomike, sociale, qytetare, politike dhe kulturore, njofton Koha. Numri i përgjithshëm i i emigrantëve nga 174 milionë në vitin 2000 u rrit në 244 milionë në vitin 2015. Pothuajse 2/3 e të gjithë emigrantëve ndërkombëtarë jetojnë në Evropë (76 milionë) ose Azi (75 milionë). Një nga 10 emigrantë është në moshë nën 15 vjet.
Në vitin 2016, UNHCR vlerëson se 67,75 milionë njerëz, janë persona të cilët duhen përkujdesur.
Sipas të dhënave nga UNHCR, në Republikën e Maqedonisë në vitin 2016 ka pasur 629 refugjatë, 10 azilkërkues, 54 refugjatë të kthyer dhe 600 persona pa shtetësi, kumton Instituti pwr shwndet publik.