Shkup, 26 prill – Afaristët nga Irani e shohin Maqedoninë si portë për hyrje në rajon dhe vendet e tjera të Evropës. Nga ana tjetër Irani me pozitën e saj gjeografike dhe kalimi në rrugët tokësore dhe detare kryesore botërore në vend apo në afërsi të saj, si dhe kufijtë tokësor dhe ujor me 15 vende ofron mundësi të mëdha për kompanitë e Maqedonisë.
Këtë, në forum biznesin e sotëm në Odën Ekonomike të Maqedonisë dhe takimet afariste me delegacionin e biznesit nga Irani e porositi kryetari i Odës së Tregtisë, Industrisë, Minierës dhe Bujqësisë së Iranit, Golam Hosein Shafei.
Ai theksoi se shkëmbimi tregtar midis dy vendeve është simbolike dhe theksoi se duhet të merre nismë për lehtësimin regjimit të vizave dhe të nënshkruhen marrëveshje për lehtësimin e procedurave doganore.
“Është e domosdoshme të shfrytëzohen mundësitë dhe kapacitetet përkatëse që të nxiten marrëdhëniet midis dy vendeve”, tha Shafei dhe shtoi se vitin e kaluar Maqedonia ka importuar mallra nga Irani në vlerë prej 4,76 milionë dollarë, ndërsa ka eksportuar për 401.000 dollarë.
Mundësi për bashkëpunim me Odën Ekonomike të Iranit, e cila ka më shumë se 60 anëtare, 34 oda lokale dhe më shumë se 200 shoqata dhe organizata, potencoi, ka në shërbimet teknike dhe inxhinierike, ndërtim të termocentraleve, rrugëve, urave, teknologjisë informatike, infrastrukturës detare, industrisë së aviacionit, ndërtim të rafinerive, prodhim dhe përpunim të naftës, gazit dhe prodhimeve ushqimore, pajisje mjekësore dhe farmaceutike, minierës, blegtorisë, bujqësisë dhe pajisjes ndërtimore.
“Propozojmë bashkëpunim midis sektorit privat të të dyja vendeve me formimin e kompanive të përbashkëta me qëllim që të prodhohet mall me me brend të përbashkët dhe të eksportohet në vendet rajonale”, tha Shafei dhe shtoi se shpreson në mbështetjen e Maqedonisë për kyçjen e Iranit në OTB.
Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë, Branko Azeski theksoi se Irani me 80 milionët e tij, ndërsa së bashku me tregun më të gjerë nga rrethimi i tij 400 milionë banorë është një ndër lojtarët më të mëdhenj rajona botëror dhe paraqet sfidë për çdo biznes, kompani dhe shtet. Kjo, siç tha, është vend me potenciale dhe mundësi të fuqishme zhvillimore dhe me strukturë të fuqishme të lëndëve të para dhe jo rastësisht është synim i interesave të të gjitha vendeve evropiane.
“Irani është partner i yni tradicional me të cilin mbajmë marrëdhënie nga viti 1993, por largësia dhe luftërat e ndryshme rajonale e bëjnë të veten. Mendojmë se tani është momenti të bëjmë hap përpara dhe tl intensifikohet bashkëpunimi”, tha Azeski dhe shtoi se ekzistojnë mundësi për bashkëpunim me Iranin në shumë fusha, sepse është njëra ndër vendet e rralla që ka balanc të barabartë të shërbimeve dhe të industrisë në formimin e BPV-së.
Bashkëpunimi i deritanishëm, theksoi, është në nivel shumë të ulët. Sepse, siç tha është i domosdoshëm shkëmbimi i informacioneve, vizita e manifestimeve të panaireve , video-konferencave, takimeve B2B, si dhe të shqyrtohet mundësia për hapjen e përfaqësisë diplomatike të Maqedonisë në Iran.
“Sot dakorduam të mbajmë ditë të Iranit në Maqedoni dhe anasjelltas – ditë të Maqedonisë në Iran. Nl këtë mënyrë do të kemi konjektim të drejtpërdrejtë me kompanitë iraniane”, tha Azeski dhe u bëri thirrje afaristëve nga Maqedonia t’i thellojnë lidhjet e tyre të biznesit me Iranin.
Në këtë drejtim ishte nënshkruar memorandum për bashkëpunim midis të dyja odave dhe ishin organizuar takime B2B me delegacionin e Iranit.