Ish-drejtori sportiv i Juventusit, Giuseppe Marotta do të nënshkruajë me Interin ditët në vazhdim, raportojnë mediat italiane. Nuk dihet vetëm koha e saktë se kur ish-drejtori i përgjithshëm i Juventusit do të fillojë detyrën e tij të re te klubi por sipas atyre që raporton Gazzetta dello Sport, Marotta mund të jetë zyrtarisht i Interit brenda tre javëve. Mbetet për t’u përcaktuar tashmë se cili do të jetë roli i ri i Marottës tek Interi duke marrë parasysh faktin që drejtori gjeneral Antonello do të qëndrojë në klub, transmeton KP. Gjasat janë që Marotta të jetë drejtor për anën sportive dhe të bashkëpunojë me drejtorin sportiv Piero Ausilio. Pas tre javësh Marotta mund të ketë edhe ndeshjen e parë si drejtues i Interit dhe mund të jetë pikërisht super sfida ndaj Juventusit.