Drejtori sportiv i Interit, Beppe Marotta, është shtrirë në spital për shkak të komplikimeve nga Covid-19. Ish-drejtori i Sampdorias dhe Juventusit doli pozitiv me koronavirus më 25 shkurt.
Sipas gazetës “Corriere Della Sera”, Marotta ka shkuar në spitalin “Humanitas” në Rozzano, ditë më parë.
Thuhet se shëndeti i tij është duke u përmirësuar. Edhe drejtori ekzekutiv i Monzas, Adriano Galliani, është në spital për shkak të komplikimeve nga virusi korona.