Shkelja e ligjit të Sheriatit dënohet. Një çift i ri indonezian është dënuar me 100 goditje me kamxhik secili për shkak se kishin kryer marrëdhënie seksuale pa qenë ende të martuar.
Dënime të tilla janë normale në provincat me shumicë myslimane në Indonezi dhe zakonisht goditjet jepen në praninë e qindra-mijëra personave.
Me maska në fytyrë, çiftit fillimisht ju mat temperatura nga autoritetet dhe më pas nisi goditja me kamxhik. Secili prej tyre u godit nga 100 herë.
Ata u kapën duke kryer marrëdhënie jashtë martese në provincën Acheh dhe autoritetet nuk treguan aspak mëshirë. Amnesty International e ka dënuar këtë praktikë, duke theksuar se kjo është një shkelje e të drejtave të njeriut.