Uashington, 20 janar – Në qindra qytete përreth SHBA-së dje është mbajtur “Marshi i grave” me të cilin është shënuar viti i dytë i protestave që ishin organizuar pas inaugurimit të presidentit Donald Tramp në janar të vitit 2017.
Demonstrantët kërkuan të ndikojnë mbi politikën, mes tjerash edhe për rritje të pagës minimale, qasje te kujdesi shëndetësor dhe të drejtë të votimit.
“Nga “Marshi i grave” cituan se duan t’i mobilizojnë gratë të votojnë në zgjedhjet në vitin 2020, kur pritet Tramp sërish të jetë kandidat republikan për president të SHBA-së.
“Marshi i grave” u mbajt edhe në Boston, Hjuston, Baltimor dhe Denver.