Nënkryetari i AKR-së, Fatmir Matoshi, ka treguar se nuk do të votojnë formimin e qeverisë së re të hënën në Kuvendin e Kosovës.
Këtë ai e bëri të ditur me anë të një postimi në rrjetin social Facebooj, transmeton Klan Kosova.
“AKR nuk pret që mandatari Kurti ditën e hënë të bëjë një aventurë në Kuvendin e Kosovës, dhe të hyjë në votim pa arritur marrëveshje koalicioni me partnerët e tij”.
“Qëndrimi i AKR-së përderisa është në opozitë, për cilëndo qeveri ose mandatar është i njëjtë. Ne nuk e votojmë asnjë qeveri pjesë e së cilës nuk jemi, ne nuk mund të ndryshojmë as vullnetin e elektoratit tonë që na ka dhënë besim dhe as vijat e kuqe të z. Kurti ose ndonjë lideri tjetër në vend”.
“Prandaj AKR do të mbështes cilëndo qeveri në tema nacionale të vendit, por jo në agjenda politike të ndonjë subjekti politik. AKR do të mbetet në pozicion e opozitës brenda Kuvendit të Kosovës”, ka shkruar Matoshi.