Pas tre ndeshjesh mungesë, Mërgim Mavraj është rikthyer me grupin edhe pse ndaj Islandës nuk do të luajë. Ai do të kthehet me Moldavinë, por prania e një lideri si mbrojtësi do të jetë e nevojshme për ekipin. Në konferencën për shtyp në “Tropikal”, Mërgimi foli për disa tema, i pyetur nga gazetarët.
Sa gjëra kanë ndryshuar që kur je kthyer, pasi ke qenë i pezulluar?
“Ka ndryshime të rëndësishme. Më duhet pak kohë t’i analizojë këto ndryshime dhe akoma nuk mund të jap një mendim, si ka ndryshuar për mirë apo keq. Gjëja e parë që më bëri përshtypje ishte grupi i madh. Kur u futa nuk e gjeta ulësen time. Para ndeshjes me Skocinë kemi qenë të fokusuar. Tani kemi ardhur nga kampionati. Disa lojtarë kanë probleme. Akoma nuk e kemi përqëndrimin. Me udhëtimin fokusi do të jetë më ndryshe.”
Cilat janë përshtypjet e para për Rejën?
“Duket simpatik, i qetë. Është si babai ynë. i buzëqeshur dhe i sjellshëm, nga ana taktike nuk e vlerësoj dot ende.”
Mund të jemi në ato nivele që kemi qenë?
“Liga e Kombeve na eci keq. Të gjithë nuk kemi qenë të kënaqur me paraqitjet tona. Po u përmirësuam nga loja do të vijnë edhe rezultatet. Ka pasur shumë ndryshime kohët e fundit. Duhet të afrohemi edhe më shumë njëri me tjetrin. Rezutlatin vlen në futboll, nuk e kemi pasur, por i kemi cilësitë. Është momenti i duhur për të lënë të kaluarën pas. Do të kemi një shans të vërtetë”.
Këshilla juaj për shokët përpara ndeshjes në Islandë?
“Edhe në kohën e Canës, ka qenë ekip homogjen, i fortë, 11 luftëtarë. Grupi si grup e ka përgjegjësinë për të ndihmuar njëri-tjetrin. Tani që nuk do të jem në fushë, këtë ndeshje, do tu jap vetëbesim. Do të na shërbejë të gjithëve për të ardhmen. Çdo ekip i suksesshëm ka 11 lidera, nuk është vetëm 1”
E ardhmja?
“Do të jem maksimalisht i fokusuar dhe i motivuar. Ku do të luaj nuk është vetëm në dorën tonë. E ndjej veten mirë dhe do të gjejmë zgjidhjen e duhur. Nuk ka qenë vetëm dështim. Erdha në janara dhe duke pasur parasysh këto 6 muajt e mia, nuk ka qenë një vit jo i pasukseshëm. Kanë ndodhur shumë gjëra, por për mua ka rëndësi si i dola zot kësa situata. E kalova këtë fazë me vetbesim”
A ndihen të lodhur futbollistët, duke qenë se vijnë nga fundi i sezonit?
“Jemi profesionistë dhe presim me kënaqësi grumbullimin. Sigurisht, e drejtë që thuhet se jemi të lodhur dhe ndoshta jo të përqendruar, pasi duket sikur mbyllet një derë dhe hapet një tjetër.
Ndaj, fokusimi duhet të vijë. E mbaj mend edhe kur na ka ndodhur që në qershor kemi qenë vërtet një dështim. Premtimi? Do të mundohemi me shpirt dhe dëshirë të kënaqim njerëzit tanë. Ky është qëllimi i federatës, tifozëve dhe çdo shqiptari. Këtë do të mundohemi t’ia tregojmë njerëzve”.