Shkup, 28 nëntor – Me 50 milionë denarë do të mbështetet shtypja dhe shpërndarja e mediave të shtypura. Programi për mbështetje për shtypjen dhe shpërndarjen e mediave të shtypura ishte miratuar në seancën e djeshme qeveritar, ndërsa për të, nesër më hollësisht do të informojë ministri i angazhuar për Komunikime, Llogaridhënie dhe Transparencë Robert Popovski.
Zëdhënësi i Qeverisë Mile Boshnjakovski sot në konferencë për shtyp paralajmëroi se Programi do të publikohet në faqen e internetit të Qeverisë. Shtoi se Programi është përpiluar në koordinim me Asociacionin e mediave të shtypura dhe Shoqatën e Gazetarëve të Maqedonisë.
“Konsiderojmë se mediat e shtypura janë themeli i profesionit gazetares dhe në një numër të amdhe të vendeve të Bashkimit Evropian ekziston një lloj mbështetje ndaj mediave të shtypura. Plotësisht ky ishte edhe rekomandimi i Pribes”, tha Boshnjakovski, duke referuar për vendimet e seancës së djeshme qeveritare.